Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur pasditen e këtij 1 janari në qytetin Cetinjë, ku fatkeqësisht humbën jetën 7 persona e u plagosën 4 të tjerë.
Përmes një reagimi zyrtar, ministri ka bërë me dije se në mesin e viktimave është dhe pronari i restorantit "Velestovo” ku dhe ndodhi ngjarja, si dhe disa anëtarë të tij.
Gjithashtu, ministri tha se viktima në këtë ngjarje mbetën dhe disa familjarë të autorit të dyshuar të kësaj masakre, Aco Matrinoviqit.
“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim që të dyshuarit për këto vrasje t'i hiqet liria, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë, të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Sharanoviq.