Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

DEL FOTO/ Ky është autori i masakrës në Mal të Zi, vrau me breshëri plumbash shtatë persona, mes tyre fëmijë dhe familjarë të tij

Shkruar nga Newsbomb
DEL FOTO/ Ky është autori i masakrës në Mal të Zi, vrau
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personi që shihni në foto është Aco Martinoviq, autori i dyshuar i masakrës së kësaj të mërkure në Cetinjë ku humbën jetën shtatë persona.

Deri më tani, referuar mediave vendase mësohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e një lokali hapi zjarr duke lënë të vdekur shtatë persona, mes tyre edhe anëtarë të familjes së tij.

DEL FOTO/ Ky është autori i masakrës në Mal të Zi, vrau
Aco Martinoviq

Menjëherë pas kësaj masakre ai arriti të largohet nga vendi i ngjarjes i armatosur. Për këtë arsye autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi pasi autori është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Gjithashtu, autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve që për çdo informacion i cili mund të çojë në arrestimin e këtij shtetasi të telefonojnë Policinë.

Sakaq, me dhjetra forca policie kanë zbarkuar në hyrjet dhe daljet e qytetit të Cetinjës me qëllim për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Aco Matrinoviq.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese