Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti pas ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë: Bota humbi shkrimtarin më të madh

Shkruar nga Newsbomb
Kurti pas ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë: Bota humbi shkrimtarin
Foto arkiv/ Ismail Kadare dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Në reagimin e tij, kryeministri Kurti shkruan se bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës shprehet se kolosi i letrave shqipe mbylli sytë përgjithmonë, por theksoi se sytë tanë do të vazhdojnë të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së tij.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë.

 Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. Ngushëllime të gjithëve”, shkruan Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese