Hapësire reklamuese

Rajoni

Kreu i LDK në Kosovë reagon pas rezultatit të dobët në zgjedhje, Abdixhiu i gatshëm për të dhënë dhe dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i LDK në Kosovë reagon pas rezultatit të dobët në
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka marrë përsipër rezultatin e marrë nga këto zgjedhje të përkohshme parlamentare. LDK renditet si e treta parti me 13.77% të votave, referuar rezultatit të shpallur nga KQZ.

Abdixhiu është shprehur se ky nuk ishte rezultati që ai shpresonte duke shtuar se qytetarët e Kosovës kanë folur dhe se është detyrë e tyre për t’i dëgjuar. Kreu i LDK deklaroi se do të thërrasë Kuvendin e Lidhjes Demokratike për të diskutuar për të gjitha problematikat e mandej që ai vetë të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë si kryetar.

Rezultati i LDK-së nuk është që e kemi pritur, s’është ai që unë si kryetar kam dëshiruar ta shoh ndonjëherë. Ky është një moment reflektimi i thellë i përgjegjësisë dhe seriozitetit politik. Kur qytetarët e Kosovës flasin, ne duhet t’i dëgjojmë, kur populli e jep verdiktin e vet, ne duhet patjetër ta respektojmë”. Demokracia funksionin kur udhëheqësit janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm kur fitojnë e kur kanë festë, por edhe kur kanë humbje edhe si kjo e sotmja.

Këto pesë vite që kam udhëhequr me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kam bërë dhe kam vepruar gjithmonë ashtu si kam besuar që është më e mira e LDK-së, për strukturat tona, për besimin e qytetarëve dhe për të ardhmen e kësaj shtëpie politike me peshë të madhe historike për Kosovën. Megjithatë, sot duhet të them hapur dhe me ndershmëri nuk kam arritur ta çoj LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kam ndërtuar ekip me njerëzit më të mirë që kam besuar. Kemi ndërtuar program të plotë, serioz dhe modern, kemi bërë një fushatë dinjitoze dhe të përgjegjshme, që nuk i ka munguar asgjë në përmbajtje e as në përkushtim. Por, ky është verdikti qytetar dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë sepse kështu funksionon demokracia, sepse qytetari gjithmonë ka të drejtë.

Dua të shpresoj që mbështetësit e LDK-së t’i kem përfaqësuar unë dhe ekipi ynë me dinjitet dhe përgjegjësi e që i kemi bërë krenarë në vazhdimësi. Një gjë duhet ta mbajmë mend gjithmonë se LDK-ja ka qenë dhe mbetet shtëpia e demokracisë së Kosovës dhe kjo është partia që ka udhëhequr vendin në momentet më të rëndësishme historike, është partia që ka mësuar kulturën e lirisë, qytetarisë e përgjegjësisë.

Ka nevojë të dëgjohet më shumë, të hapet më shumë, të rinovohet më shumë e më guximshëm. Për këtë arsye, për përgjegjësinë që më takon si kryetar, do të thërras menjëherë Kuvendin e Lidhjes Demokratike dhe para tij do t’i shpalosi e shqyrtojmë të gjitha çështjet, përfshirë dhe përgjegjësinë time që mbaj unë si kryetar i kësaj shtëpie të demokracisë”, tha Abdixhiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese