Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova voton sot qeverinë e re, si i komentojnë mediat ndërkombëtare zgjedhjet parlamentare

Shkruar nga Newsbomb
Kosova voton sot qeverinë e re, si i komentojnë mediat
Fotografi ilustruese

Kosova voton sot për të zgjedhur qeverinë e re, e cila do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Rreth dy milionë qytetarë me të drejtë vote, do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare.

Janë hapur 941 qendrat e votimit me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar pjesëmarrjen në votime. Sipas të dhënave zyrtare, deri në 11:00, ka votuar 169,435 qytetarë me të drejtë vote, nga 1,970,944 në total. Shprehur në përqindje, 8.60% prej tyre.

Zgjedhjet e sotme janë edhe në vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat i shohin si një test për kryeministrin Albin Kurti.

Reuters thekson se zgjedhjet mund të jenë të turbullta, duke përmendur tensionet me Serbinë dhe sfidat e brendshme, si ekonomia dhe korrupsioni. Al Jazeera i quan këto zgjedhje si një referendum për kryeministrin Kurti, që ka pasur mosmarrëveshje me aleatët perëndimorë mbi politikën ndaj Serbisë.

Agjencia AP raporton se këto zgjedhje po zhvillohen pas një periudhe kur ndihma e huaj po zvogëlohet dhe bisedimet me Serbinë janë bllokuar. Nga ana tjetër, Guardian e shikon këtë proces zgjedhor si një udhëkryq për historinë e Kosovës, me ndikime të mundshme në integritetin territorial të vendit. Euronews vëren se zgjedhjet po zhvillohen në një kontekst të vështirë ekonomik dhe tensioneve etnike, duke e parë këtë si një test të rëndësishëm për qeverinë e Kurtit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese