Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Histori drithëruese nga Maqedonia, 30-vjeçari shkoi në klubin e natës për të festuar ditëlindjen e të birit, po nuk u kthye më

Shkruar nga Newsbomb
Histori drithëruese nga Maqedonia, 30-vjeçari shkoi në klubin e
30 vjecari qe humbi jeten

Të tjera histori të dhimbshme vijnë nga Maqedonia e Veriut. Medias vendase kanë publikuar së fundmi historinë e një prej viktimave të tragjedisë së ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në Koçan.

Tose Bogdanov, 30 vjeç, i cili është një nga 59 personat që humbën jetën pas zjarrit të rënë në diskotekën “Plus” sapo ishte bërë baba. Ai kishte dalë të festonte me miqtë e tij për lindjen e të birit.

 “Toshe kishte një djalë dhe doli për të festuar me miqtë lindjen e fëmijës. Ai donte të festonte me miqtë e tij dhe shkoi në një disko, dhe tani ai është larguar përgjithmonë”, tha një prej të afërmve të tij.

Kujtojmë se 59 persona humbën jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut. Në diskotekën “Plus”, një zjarr i fuqishëm shpërtheu papritur dhe si pasojë humbën jetën 59 të rinj, ndërkohë që 155 të tjerë mbetët të plagosur.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e grupit DNK, pjesëtarët e të cilit fatkeqësisht ndërruan jetë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese