Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

FOTOLAJM/ Pas votimit, Kurti shijon kafen me prindërit dhe bashkëshorten

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Pas votimit, Kurti shijon kafen me prindërit dhe
Albin Kurti me prindërit dhe bashkëshorten

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pasi hodhi votën e tij ka vendosur që së bashku me bashkëshorten e tij Rita dhe prindërit të konsumojë një kafen në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ndarë një fotografi ku shkruan: Dita e mirë thonë shihet që në mëngjes. E sot qenka ditë e bukur e me diell të fortë. Prandaj vendosëm që pas votimit ta shijojmë edhe kafen e mëngjesit bashkë. Jo veç baba, por edhe nana, edhe reja e djali.

FOTOLAJM/ Pas votimit, Kurti shijon kafen me prindërit dhe

Pasi votoi, sot Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë mundësinë e tyre për të votuar.

Në apelin e tij dhënë në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht, Albin Kurti tha se inkurajon çdo qytetar që të ushtrojnë të drejtën demokratike për ta bërë zërin e tyre që të dëgjohet.

FOTOLAJM/ Pas votimit, Kurti shijon kafen me prindërit dhe

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese