Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen ditën e sotme në Kosovë.
Pas votimit, Osmani në një prononcim për gazetarët, tha se uron që këto zgjedhje të jenë të qeta, të rregullta dhe demokratike dhe që të përfundojnë me krijimin sa më të shpejtë të parlamentit dhe të institucioneve të tjera.
“Uroj që sot që Republika jonë të ketë sot zgjedhjet të qeta, të rregullta dhe demokratike. Uroj që të ketë një pjesëmarrja sa më masive të qytetarëve tonë. Si gjithmonë zgjedhjet janë një proces demokratik dhe uroj që këto zgjedhje të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të parlamentit dhe dhe institucioneve, të cilat janë të nevojshme për procese të rëndësishme brenda vendit por edhe ndërkombëtare", deklaroi Osmani.
Ndërsa po ashtu një falenderim presidentja e Kosovës edhe për institucionet që janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
"Dua që të falenderoj të gjitha institucionet që janë angazhuar për mbarëvajtjen e ditës së sotme, që ky proces të jetë sa më i rregullt. I uroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe uroj që ky proces të shkojë sa më i rregullt dhe më i qetë”, tha Osmani.

