Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dhunohet aktivisti i LDK në Kosovë, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Newsbomb

Dhunohet aktivisti i LDK në Kosovë, arrestohen 2 persona

Dy persona kanë rënë në pranga këtë të diel në Pozheran të Vitisë, për shkak se dyshohet se kanë dhunuar një aktivist.

Incidenti mësohet të këtë ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Kongresi i Manastirit”. Sakaq, sipas policisë sulmi nuk lidhet me zgjedhjet duke qenë se rasti ka ndodhur jashtë perimetrit të qendrës së votimit.

Por në një reagim zyrtar, Dega e LDK në Viti akuzon aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin.

Reagimi:

Dega e LDK-së në Viti dënon ashpër sulmin ndaj këshilltarit komunal Ilir Zuka.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes.

I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike.

LDK në Viti qëndron fuqishëm pranë z. Zuka dhe të gjithë atyre që angazhohen për një politikë demokratike, pa frikë e kërcënime.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese