Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Demokracia në Veprim publikon rezultatet paraprake: Kurti kryeson me 40% të votave, PDK e dyta, LDK e treta

Shkruar nga Newsbomb
Demokracia në Veprim publikon rezultatet paraprake: Kurti kryeson me 40%
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim

Demokracia në Veprim, rrjet i organizatave që monitoron zgjedhjet në Kosovë bëri të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 42.1 për qind. Votat me kusht dhe ato nga diaspora nuk janë përfshirë në këtë llogaritje.

Sipas DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 40.4 % të votave, ndërsa  Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 21.7 % të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.5 % të votave,  Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës ka siguruar 7.2 % të votave, Koalicioni për Familje ka siguruar 2.4 për qind të votave dhe  Lista Serbe ka siguruar 5.4 % të votave.

Subjekti serb, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka siguruar 0.6 % të votave.

"Votat jashtë vendit dhe ato me kusht mund të kenë ndikim deri në një shkallë prej 5% te subjektet politike", tha Eugen Cakolli nga DnV-ja.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese