Para qindra mbështetësve të tij, të mbledhur në “Sheshin Skëndërbej”, Albin Kurti deklaroi se më 9 shkurt Kosova fitoi para Serbisë.
Gjatë fjalës së tij kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili mesaduket arriti të siguronte dhe një tjetër mandate në krye të qeverisë së Kosovës, u theksoi se procesi zgjedhor ishte demokratike dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur në pushtet është LVV.
“Ajo që dihet nga rezultatet paraprake është se LDK dhe PDK nuk mund të bëjnë bashkë sa “Vetëvendosja” jonë. Po ashtu, dihet se nga rezultatet paraprake, ka një gjë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për politikën dhe historinë: populli i Kosovës, më 9 shkurt 2025, e mundi Serbinë dhe klan serbinë,” tha Kurti ndër të tjera, teksa mbështetësit e tij e brohorisnin dhe valvisnin flamujt kuqezi dhe të Kosovës.
Gjithashtu, ai nuk la pa komentuar as programet e rivalëve të tij për të cilat tha se se ishin “gënjeshtra”. Teksa më tej nuk kurseu as fjalët ofenduese ndaj kundërshtarëve të tij duke i quajtur “hajvanë”.
“Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre. Çfarë hajvanash”, tha ai ndër të tjera.
Ai u zotua për një qeveri të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për të realizuar një sistem të drejtpërdrejtë të drejtësisë, duke përfshirë një vetting të plotë të sistemit të drejtësisë dhe krijimin e një strukture speciale për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme.
"Hajnat kanë me shku në burg, sepse ky mandat është mandat i hekurudhave, digave, drejtësisë me Byro për lonfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me Prokurori Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Vetting në sistem të drejtësisë”, tha Kurti.

