
Prej orës 7:00 në Kosovë jaë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00.
Deri në këto momente, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar pjesëmarrjen në votime. Sipas të dhënave zyrtare, deri në 11:00, ka votuar 169,435 qytetarë me të drejtë vote, nga 1,970,944 në total. Shprehur në përqindje, 8.60% prej tyre.
Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi bëri një krahasim me pjesëmarrjen në zgjedhje në vitin 2021, kur deri në orën 11:00 kishin votuar 8.3 e qytetarëve me të drejtë vote. Pra, këto zgjedhje kemi një rritje me vetëm 0.3%.
Votuesit po zgjedhin në mes të 28 subjekteve politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Ndërkaq, dje (8 shkurt) procesi i votimit u zhvillua edhe jashtë Kosovës, ku diaspora votoj në Ambasada. Gjithsejt, sipas KQZ-së, të drejtë vote patën 105 mijë bashkëatdhetarë.
Të drejtën e votës e shfrytëzuan, mbi 50 përqind e votuesve. Votën e tyre e hodhën edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
