Hapësire reklamuese

Politikë

Yuri Kim është shkarkuar nga DASH? Berisha thirrje Kongresit amerikan: Nisni një hetim, ajo është diplomatja më e korruptuar

Shkruar nga Newsbomb
Yuri Kim është shkarkuar nga DASH? Berisha thirrje Kongresit amerikan:
Yuri Kim dhe Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat u ka bërë thirrje këtë të mërkurë Kongresit Amerikan të nisë një hetim lidhur me ish-ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Berisha u pyet nga gazetarët për lajmet që po qarkullojnë së fundmi se Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit.

Ish-kryeministri theksoi se lidhur me këtë shkarkim të mundshëm të ish-ambasadores nuk ka informacione, por vijoi me akuzat kundrejt Yuri Kim për të cilën theksoi se sipas tij është “diplomatja më e korruptuar”.

 “Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese