Hapësire reklamuese

Politikë

Takimi për Bordin e Paqes, Trump përshëndet Ramën dhe Osmanin: Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri, presidentja po bën një punë të mrekullueshme

Shkruar nga Newsbomb
Takimi për Bordin e Paqes, Trump përshëndet Ramën dhe
Donald Trump

Është mirëpritur takimi u parë i Bordit të Paqes në Ushington, i krijuar nga Presidenti Donald Trump, në këtë takim merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani.

Presidenti i SHBa-së Donald Trump përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në Bordin e Paqes, ndërsa përshëndeti kryeministrin Edi Rama duke shprehur nderim për prezencën e tij.

“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump.

Më tej ai përshëndeti dhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilën u shpreh se po bën një punë të mrekueshme.

“Presidsentja Osmani, e Kosovës po beni jë punë të mrekullueshme” u shpreh ai.

Trump po ashtu u ndal edhe përshëndeti liderët e tjerë të pranishëm në këtë takim. Ku përmendi edhe ndërhyrjen e tij në bindjen për marrëveshje për Armeninë dhe Azerbajzhanin.

Kryeministri arman, Nikol Pashinyan dhe presidenti Ilham Aliyev shtrënguan duart me njëri-tjetrin, teksa fliste Trump.

“Marco, u bë shpejt, e gjitha kjo u organizua shumë shpejt falë tij. Kemi punuar së bashku për të siguruar një të ardhme më të mirë për njerëzit në Gaza. Njerëz të respektuar janë këtu, përfaqësues nga e gjithë bota, edhe SHBA, dhe dua të them janë treguar shumë bujar me paratë, për të vendosur paqe. Kemi dikë aty në fund, që pas 30 vjetësh luftë, ka arritur të vendosë paqe, keni vendosur diçka të jashtëzakoshme, erdhi në zyrën time dhe tha, pas 23 vjetësh kemi luftuar dhe tani më në fund paqe. Për 24 orë arritëm një marrëveshje. Besoj tani jeni miq. Këto janë dy njerëz të fortë, njerëz të mire të fortë. I kërkova që të afroheshin, nuk ndiheshin mirë në fillim, i afrova, u përqafuan, nënshkruan marrëveshje dhe nuk do e harroj kurrë këtë. Duhet të jeni shumë krenar për veten. 32 vjet luftë, faleminderit shumë”, tha Trump

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese