Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk mund ti ‘frenonte’ mikrokreditë, teksa u shpreh se nuk ka pasur denoncime.
Kjo deklaratë është kundërshtuar fort nga deputeti Agron Shehaj i cili përmes raportit të Bankës Shqiptare ka treguar faktet se si shkruhet se subjektet që shisnin dhe blinin kreditë e këqia kishin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i njëjti pronar.
Sipas Shehaj problemi më i madh është se MCA mashtronte dhe mbate peng qytetarët dhe edhe pse ishte një subjekt i licencuar dhe monitoruar nga Banka e Shqipërisë, askush nuk i ndaloi dhe askush nuk mban përgjegjësi.
“Raporti i Bankës së Shqipërisë tregon se MCA ka mbështetur me financime dy shoqëri përmbarimore. Aksioneri në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë është i njëjti pronar.
Për të gjitha këto subjekte është e njeta dorë, i njëjti pronar.
Skena e mashtrimit ka prekur shumë qytetarë, ku këta subjekte kanë marrë peng qytetarin. Duke i kërcënuar me shtëpinë ata i kanë marrë klientët duke iu thënë, ke miliona lekë, nëse nuk i ke të lash borxhin, merr një kredi tek ne. Nëse nuk e merr do të marrim shtëpinë.
Raporti i BSH ka treguar se e kanë lënë MCA të veprojë e lirë. Në raport tregohet se MCA ka blerë dhe ka shitur kreditë e këqia. Në raport tregohen se si kreditë 7 fishohen dhe shkelen të gjitha kriteret që duhen, si transparenca. Problemi me i madh është që MCA ka qenë pikërish se ishte i lecnecuar dhe monitoruar nga BSH."
Deputeti Shehaj akuzoi Drejtorin e Mbikëqyrjes në BSH, Denis Derralla se po gënjen hapur edhe pse në raport tregohet me fakte në raport.
