
Partia Demokratike është përfaqësuar nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj. Dy opozitarët kanë marrë pjesë paraditen e kësaj të diele në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Noka është parë teksa është futur në ambientet e Pallatit të Kongreseve me një buqetë me lule. Ndërkohë më pas ka mbërritur edhe delegacioni i Kosovës i cili udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti së bashku me “të vetët” kanë nderuar dhe janë përkulur para arkëmortit me trupin e pajetë të ish-kryeministrit dhe liderit të së majtës shqiptare.
Më pas në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka mbërritur edhe Ali Ahmeti i shoqëruar nga Bujar Osmani.
Në homazhet që po mbahet në Pallatin e Kongreseve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ka marrë pjesë edhe zv/kryeminister i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti. Mexhiti është një nga zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut që merr pjesë në homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte.

