Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të gjatë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ka thumbuar edhe kritikët e Reformës në Drejtësi brenda mazhorancës.
Rama tha se kush mendon se Reforma në Drejtësi ka dështuar duhet ta gjejë problemin tek vetja.
Kryeministri theksoi se mazhoranca ka detyrë që të udhëheqë dhe të qeverisë më mirë.
Rama: Nuk i hedh unë poshtë shqetësimet që ndanë shokët në fjalë, apo ato që ndani ju mes jush, për problematikën e efektet anësore të ndarjes nga pushteti i drejtësisë. Ashtu sic unë e respektoj edhe pse nuk i ndaj opinionet e atyre që janë thellësisht të zhgënjyer që e thonë nëpër media si aktorë mediatikë.
Por ka një gjë, nëse ka të tjetër që vetëm konstatojnë, me gjyq pa gjyq, me prova pa prova, rëndësi pa rëndësi që të thonë që reforma në drejtësi ka dështuar. Detyra jonë është që të udhëheqim, duke qeverisur sa më mirë, pa u ndikuar nga hyrje daljet e drejtësisë nga territori që Kushtetuta na e ka njohur si hapësirën tonë.
Pa e harruar që konteksti në të cilën ndodhemi, na detyron që të mbajmë pesha edhe më të mëdha. Kush na radhët tona mendon sot se Reforma në Drejtësi ka dështuar, ka menduar se do jetë pa pasoja, duhet ta gjejë tek vetja fajin.

