Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ping-pongu” në Lezhë përfundon me fitoren e Sali Berishës! Gara e fortë në këtë qark, demokratët triumfojnë me pak vota më shumë

Shkruar nga Newsbomb
“Ping-pongu” në Lezhë përfundon me fitoren e Sali
Sali Berisha ne Lezhe, foto arkiv

Lezhianët kanë vendosur që t’i besojnë ish-kryeministri Sali Berisha. Ndonëse me një diferencë të ngushtë votash, në qarkun Lezhë ka arritur që të fitojë Partia Demokratike.

Paraditen e kësaj të marte ka përfunduar dhe procesi i numërimit të votave në këtë qark. Nga 245 qendra votimit që ishin në total, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur që të sigurojë 29484 vota, ndërkohë që socialistët i ndjekin nga pas me 27585 vota.

E përkthyer në mandate, demokratët në këtë qark siguruar 4 ulëse në Kuvend, ndërsa socialistët një më pak.

Në vend të tretë në këtë qark ka dakë Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ku 3614 qytetarë kanë vendosur që t’i besojnë koalicionit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Ndërkohë që 1791 vota kanë shkuar për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

“Ping-pongu” në Lezhë përfundon me fitoren e Sali
Rezultati ne Lezhe

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese