Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk do mblidhen thjesht para”, Trump në takimin për Bordin e Paqes: Shqipëria dhe Kosova do të dërgojnë trupa në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk do mblidhen thjesht para”, Trump në takimin për
Donald Trump

Është mirëpritur takimi u parë i Bordit të Paqes në Ushington, i krijuar nga Presidenti Donald Trump, në këtë takim merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë fjalës së tij në takim Trump u shpreh  ndër të tjera se Indonezia, Maroku, Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani “kanë angazhuar trupa dhe policë për të stabilizuar Gazën”.

Teksa shtoi se edhe të tjera vende, si Egjipti dhe Jordania, “po ofrojnë gjithashtu ndihmë shumë, shumë të konsiderueshme” për të krijuar “një forcë policore palestineze shumë të besueshme”.

“Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit. Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, tha Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese