Në protestën e mbajtur ditën e djeshme në Tiranë, protestuesit zhvilluan një marshim rreth Kryeministrisë dhe Piramidës.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili ka postuar një foto ku protestuesit kanë rrethuar Kryeministrinë, ndërsa shkruan “Edi Rama, je i rrethuar, dorëzohu”.
Pas këtij postimi të Nokës, ka reaguar edhe aktivistja Evi Kokalari, e cila ka ironizuar ashpër sekretarin e PD-së.
Kokalari shkruan se duhet të rrethohet edhe PD-ja, për të larguar, sipas saj, ata që e mbajnë opozitën peng dhe Edi Ramën në pushtet.
“Duhet të rrethojmë edhe PD-në, të heqim qafe edhe këta që e mbajnë opozitën peng, e Ramën në qeveri”, shkruan Kokalari në Facebook.
