Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në Pakistan e Indi! "Diella" jehonë si ministrja e parë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Shkruar nga Newsbomb
Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Jehona e Diellës ne mediat botërore

"Diella" - ministrja e parë e Shqipërisë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale -, ka pushtuar kopertinat e mediave botërore, në Ballkan, Europë e deri në Pakistan. Menjëherë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama dje, agjencitë europiane kanë raportuar për "Diellën" dhe prej tyre lajmi ka marrë dhenë.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i "The Guardian"

"Shqipëria emëron një 'ministër' të krijuar nga inteligjenca artificiale në krye të prokurimit publik", është titulli i medias prestigjoze europiane me bazë në Angli, "The Guardian", për "Diellën", duke cituar Ramën se se asistentja dixhitale do ta bëjë Shqipërinë "një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni."

Kryeministri Edi Rama, i cili është gati të fillojë mandatin e tij të katërt, tha të enjten se Diella, që do të thotë “diell” në shqip, do të menaxhojë dhe japë të gjitha tenderët publikë në të cilët qeveria kontrakton kompani private për projekte të ndryshme.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i agjencise "Reuters"

"Shqipëria emëron robotin e inteligjencës artificiale si ministër për të luftuar korrupsionin", është titulli i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve "Reuters".

Duke pasqyruar zhvillimin nga Shqipëria, agjencia shkruan se një ministër i ri i ngarkuar me prokurimin publik do të jetë i paprekshëm nga ryshfetet, kërcënimet apo përpjekjet për të fituar favore. Kjo sepse Diella, siç quhet ajo, është një robot i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i "Neos Kosmos"

"Shqipëria emëron robotin e inteligjencës artificiale si ministër për të luftuar korrupsionin", shkruan media greke "Neos Kosmos", duke pasqyruar lajmin e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve "Reuters".

Qeveria nuk dha detaje se çfarë mbikëqyrjeje njerëzore mund të ketë për Diellën, ose nuk trajtoi rreziqet që dikush mund të manipulojë robotin e inteligjencës artificiale.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i "Somoy News"

Lajmi për emërimin e Diellës ka mbërritur deri në Bangladesh. "Shqipëria emëron robotin e inteligjencës artificiale si ministër për të luftuar korrupsionin", shkruan "Somoy News", një media nga Bangladeshi, e cila gjithashtu citon Reuters.

Diella fillimisht u lançua në fillim të këtij viti si një asistente virtuale e mundësuar nga inteligjenca artificiale në platformën e-Albania, duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset të marrin dokumente shtetërore.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i "TechNave"

Jehonës nuk i kanë shpëtuar as në Malajzi. Madje, atje mediat kanë kritikuar qeverinë e tyre se ndërsa synon të bëhet një vend i drejtuar nga inteligjenca artificiale sipas rezolutës së 13-të të Republikës së Malajzisë, ndoshta mund të përpiqet fare mirë të emërojmë edhe chatbot-e si ministra.

"Shqipëria emëron një Chatbot me inteligjencë artificiale si ministër për të kapërcyer problemet e ryshfetit", është kryetitulli i medias malajziane "TechNave".

E veshur me veshje tradicionale shqiptare, ajo ofron ndihmë përmes komandave zanore dhe lëshon dokumente me pulla elektronike, duke zvogëluar vonesat burokratike. Ama jo të gjithë janë të bindur. Sipas kritikëve, "Diella" do të fajësohet për korrupsionin dhe askush s'do te mbahet përgjegjës.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i "The Express Tribune"

Edhe "The Express Tribune", një gazetë e përditshme në gjuhën angleze me seli në Pakistan e ka pasqyruar emërimin e Diellës, si ministrja e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale.

"Shqipëria emëron robotin e inteligjencës artificiale si ministër për të mbikëqyrur prokurimin dhe për të luftuar korrupsionin", është titulli i artikullit të saj, ndërkohë që edhe ajo bazohet në raportimin e agjencisë ndërkombëtare "Reuters".

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i "Politico.Eu"

Prestigjozja europiane "Politico.Eu" shkruan se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministër të IA-së — jo një ministër për IA-në, por një ministër virtual të mundësuar nga inteligjenca artificiale.

"Në asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë të enjten, ku Rama njoftoi se cilët ministra do të shkarkoheshin dhe cilët do të qëndronin në detyrë për një mandat tjetër, ai prezantoi gjithashtu Diellën, anëtaren e vetme jo-njerëzore të qeverisë", shkruan agjencia europiane.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i "The Machester Times"

Britanikja tjetër "The Machester Times" ka pasqyruar ministren shqiptare me inteligjencë artificiale në kopertinën e saj. Raportimi bazohet në lajmin e agjencisë franceze të lajmeve "AFP", e cila ka në Tiranë korrespondentin e vetë dhe vepron si një agjenci europiane.

"Shqipëria emëron robotin e inteligjencës artificiale si ministër për të luftuar korrupsionin", shkruan Radio Publike e Armenisë. Transmetuesi publik i vendit në Azinë Perëndimore i ka bërë jehonë Diellës, duke theksuar se ajo do të jetë e paprekshme nga ryshfetet.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i "Radio Public of Armenia"

"Njihuni me Diellën, ‘Ministren’ e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale, e ngarkuar për të frenuar korrupsionin në Shqipëri", shkruan kanali televiziv i lajmeve NDTV, i cili është me seli në Nju Delhi, në Indi dhe transmeton në gjuhën angleze.

Transmetuesi indian thotë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron një 'ministër të inteligjencës artificiale' - jo një person për të mbikëqyrur rritjen dhe përdorimin etik të inteligjencës artificiale në vend, por një anëtar virtual të qeverisë.

Nga Shqipëria në kopertinat e mediave europiane dhe deri në
Artikulli i kanalit indian "NDTV"

Dhënia e tenderëve publikë ka qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, ndaj lufta kundër korrupsionit, veçanërisht në administratën publike, është një kriter kyç në përpjekjen e vendit për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ndaj, dje është prezantuar Diella.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese