Hapësire reklamuese

Politikë

Në mesin e liderëve botërorë, Edi Rama kërkon ndërhyrjen e Trump për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Të bëjmë diçka përpara se të jetë vonë

Shkruar nga Newsbomb
Në mesin e liderëve botërorë, Edi Rama kërkon
Edi Rama

Në fjalën  e tij në tryezë me liderët botërorë, kryeministri Rama solli në vëmendje dhe vendimin e marrë ndaj ish-presidenit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke qenë se pak para presidenti ameirkan përmendi marrëdhënien e mirë që Kosova mban aktualisht me Serbinë, kryeministri Rama theksoi se është marrë një vendim i padrejtë ndaj Thaçit, duke e lënë atë në paraburgim prej 6 vitesh.

Rama theksoi se presidenti i Kosovës asokohe u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë ku do të takohej me Trump.

Duke shtuar se ndaj tij u bë padrejtësi, kryeministri nënvizoi se Prokuroria e Hagës i dha vendit një valë tronditëse me kërkesën e saj për të burgosur me 180 vite ish-krerët e UÇK-së.

Fjala e Edi Ramës: Ne ju përgëzojmë në rolin vendimtar për ti dhënë fund konfliktit në Gazë dhe Shqipëria është bërë pjesë nëpërmjet truapave tanë. Faciliteti publik për fëmijët palestinezë e bota do të ndihmojë për këtë sepse ata janë më të pafajshmit. Jo vetëm duke vendosur paratë por dhe duke sjellë arkitetktët tanë në këtë që bota të shndërrojë plagët në shenja shprese dhe e ardhmja të ndërtohet.

Më lejoni ta vendos vëmendjen te konflikti i Kosvës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin drejt shtëpisë së bardhë për të firmousr marrëveshjen me Trump. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim para vendimit në një gjyq special në Hagë, disa prezentë këtu mund të jeni në dijeni. Vetëm një javë përpara prokuroria kërkoi  një valë tronditëse turpërues, vetëm pak muaj qëndroi mes një burri.

Një vendim tronditës në një gjykatë që ka humbur në cdo hap të mbajë standadet europiane. Ju falenderoj për ftesën e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë faleminderit shumë që përfshihet Shqipërinë në këtë nismë fisnike duke sjellë miq, duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe me vendet arabe. Shpresojmë fort jemi një vlerë e shtuar e vizionit tuaj të jashtëzakonshëm.

Fjala e plotë e kryeministrit:

Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Zoti president, vota plotësisht e harmonizuar, dyptiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme flet vetë për sa e nderuar është Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese të kësaj organizate të re.

Shumë në BE thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar Kombet e Bashkuara, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigant në agoni dhe dashtë Zoti ta zgjojë, atëherë Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Zoti president, ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj. Në të njëjtën kohë propozoj që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti publik të dedikuar për fëmijët palestinezë. Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të të pafajshme të lunatizmit të Hamasit të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë, jo vetëm duke vendosur paratë por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plakë të historisë në një oazë shprese ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve. Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëjë pjesë e këtij vargu.

Më lejoni shumë shkurtimisht t'ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshje përfundimtare paqeje, presidenti i Kosovës që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejt shtëpisë së bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror Jack Smith që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme këtu, të pranishme këtu, që duhet t'ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t'u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t'ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë faleminderit shumë që përfshihet Shqipërinë në këtë nismë fisnike duke sjellë miq, duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe me vendet arabe. Shpresojmë fort jemi një vlerë e shtuar e vizionit tuaj të jashtëzakonshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese