Hapësire reklamuese

Politikë

Mori "frenat" e Tiranës, Taulant Balla reagon për pozicionin e ri që i besoi kryeministri Rama: Në 2027 synojmë t'i fitojmë të gjitha bashkitë

Shkruar nga Newsbomb
Mori "frenat" e Tiranës, Taulant Balla reagon për pozicionin
Taulant Balla, Asambleja e Partise Socialiste

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me postin e ri që iu besua nga kryeministri Rama në Asamblenë e Partisë Demokratike, që u zhvillua ditën e sotme në Durrës. 

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, Ballës iu besua roli si Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës si dhe vijmi i detyrës si Drejtues Politik i PS për Diasporën.

Në lidhje me këtë vendim, Balla ka reaguar në faqen e tij në Facebook ku shkruan se Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar.

Në lidhje me pozicionin si Drejtues Politik i Qarkut Tiranë, Balla u shpreh se në zgjedhjet vendore 2027, socialistët synojnë t’i fitojnë të gjitha bashkitë e qarkut.

Reagimi i Taulant Ballës:

Dy fjalë për dy detyrat që mu besuan sot #AsamblejaKombëtare Edi Rama Partia Socialiste e Shqipërisë

Vota për herë të parë e diasporës më 11 Maj ishte historike. Partia Socialiste mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar. Objektivi për 2029 do jetë trefish më i lartë↗.

Në Tiranë, në zgjedhjet vendore 2027, ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut, pa asnjë përjashtim.

Faleminderit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese