Hapësire reklamuese

Politikë

“Janë indeksuar pagat e mjekëve dhe infermierëve me 2.5%”, Ministrja Sala me lajme të mira: Vaksinimi i hepatitit B ka arritur një mbulim 98%

Shkruar nga Newsbomb
“Janë indeksuar pagat e mjekëve dhe infermierëve me
Evis Sala

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist, ku janë duke mbajtur fjalën e tyre edhe ministrat e kabinetit.

Në fjalën e saj Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ndër të tjera u ndal tek indeksimi i pagave të mjekëve dhe infiermerëve me 2.5%.

“Pagat në sistemin shëndetësor për vitin 2026 janë indeksuar pagat e mjekëve dhe infermierëve me 2.5%, njihet vjetërsia e diferencuar deri në 30 vite, përfitojnë mjekë, farmacistë, infiermerë, laborantë tektikë, që punojnë në shërbimin parësor, dytësor dhe shëndetin publik”, u  shpreh ajo.

Teksa më tej shtoi edhe: "Kam një lajm shumë të mirë për të ndarë me ju vaksinimi i hepatitit B ka arritur një mulim vaksinal 98% dhe studimi i prevalencës së kryer nnë vitin 2025 për fëmijët 6-7 vjecc rezultoi në një prevalencë 0 të infeksionit të hepatitit B pa asnjë rast pozitiv të identifikuar dhe kjo është një provë e fortë që Shqipëria është në rrugën drejt certifikimit të eleminimit të hepatitis B në popullatë.”

Evis Sala:Pagat në sistemin shëndetësor për vitin 2026 janë indeksuar pagat e mjekëve dhe infermierëve me 2.5%, njihet vjetërsia e diferencuar deri në 30 vite, përfitojnë mjekë, farmacistë, infiermerë, laborantë tektikë, që punojnë në shërbimin parësor, dytësor dhe shëndetin publik.

Për herë të parë programi i depistimit për kancerin e qafës së mitrës ofron testimin HPV që është një mënyrë moderne e testimit dhe nga janari i vitit 2026 është zgjeruar fasha 35-55 vjecc e cila ishte 40-50 përpara. Mbulimi i depistimit i bazuar në HPV ka arritur afërsisht 45%.

Vaksinimi kundër HPV, që nga janari i vitit 2026 vaksina është zgjeruar për të përfshirë edhe djemtë 13 vjeccarë, duke shënuar këashtu një zgjerim të programit në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

Kam një lajm shumë të mirë për të ndarë me ju vaksinimi i hepatitit B ka arritur një mbulim vaksinal 98% dhe studimi i prevalencës së kryer nnë vitin 2025 për fëmijët 6-7 vjecc rezultoi në një prevalencë 0 të infeksionit të hepatitit B pa asnjë rast pozitiv të identifikuar dhe kjo është një provë e fortë që Shqipëria është në rrugën drejt certifikimit të eleminimit të hepatitis B në popullatë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese