Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ervin Salianji humbi mandatin, ja kush pritet t’i zërë vendin në Parlament

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji humbi mandatin, ja kush pritet t’i zërë vendin
Ervin Salianji dhe Andrea Mano

Andrea Mano pritet të zërë vendin e Ervin Salianjit në Kuvendin e Shqipërisë pasi ky i fundit humbi mandatin e tij pas dënimit me 1 vit burg për çështjen "Babale". Mano në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota në total. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke konfirmuar dënimin e Salianjit.

Sipas nenit 71.1 të Kushtetutës, një deputet e humb mandatin nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, siç është rasti i Salianjit. Për më tepër, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, Salianjit i ndalohet rikandidimi në zgjedhje për të paktën 5 vite.

Ervin Salianji u shpall fajtor në vitin 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e "Kallëzimit të rremë". Akuzat lidhen me publikimin e dy audio-përgjimeve në vitin 2018, ku pretendohej se Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria argumentoi se këto përgjime ishin të manipuluara dhe se në këtë çështje ishin përfshirë gjithashtu Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Ervin Salianji humbi mandatin, ja kush pritet t’i zërë vendin
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese