Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Erion Veliaj i quajti "kolegë", Altin Dumani ia pret shkurt: Ne kolegë kemi vetëm prokurorët dhe hetuesit e BKH-së!

Shkruar nga Newsbomb
Erion Veliaj i quajti "kolegë", Altin Dumani ia pret shkurt: Ne
Altin Dumani dhe Erion Veliaj ne SPAK

Kryeprokurori Altin Dumani është përgjigjur sot për deklaratat publike të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili pasi doli nga ambientet e SPAK ku dëshmoi për më shumë se 7 orë i quajti hetuesit dhe prokurorët "kolegë". Madje, edhe ditë më vonë Veliaj vazhdoi t'i quante ata "kolegë".

Deputetët e Komisionit të Ligjeve e kanë pyetur në seancën e sotme Altin Dumanin pikërisht për këto deklarata, duke nxitur tek ai një përgjigje sa të qartë aq edhe të perë.

"Përsa i përket koleg ose jo koleg, ne kolegë kemi vetëm njëri-tjetrin, ne që punojmë në Prokurorinë e Posaçme dhe kolegët që janë në Byronë Kombëtare të Hetimit. Pra, kolegë kemi vetëm ata që ushtrojnë funksione në ato zyra (SPAK)", u shpreh kryeprokurori.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë. Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte një kohë që kishte kërkuar një takim. Këtu përdori për herë të parë dhe fjalën "koleg".

Veliaj është pyetur për rolin e tij në aferën e inceneratorit të Tiranës, një aferë e madhe korruptive që po hetohet nga SPAK.

Kryebashkiaku i Tiranës është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 09.00 të mëngjesit datë 30 Prill, duke pretenduar se po shkonte me dëshirën e tij. Mirëpo, siç u mësua më vonë, Erion Veliaj u la një orë në pritje sepse ishte thirrur të pyetej në orën 10.00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed