Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Erion Veliaj del nga Blloku i Sigurisë, niset drejt Gjykatës së Posaçme

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Erion Veliaj del nga Blloku i Sigurisë, niset drejt Gjykatës
Momenti i mberritjes se Erion Veliajt ne GJKKO

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë para pak çastesh Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” teksa është shoqëruar për në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Senaca pritet të fillojë në orën 08:30 ku do të rivlerësohet nga trupa gjykuese masa e sigurisë e vendosur ndaj tij.

Në ambientet e jashtme të GJKKO-së janë mbledhur dhjetëra qytetarë dhe punonjës të bashkisë, të cilët kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje Erion Veliajn. Gjithashtu në ambientet e Gjykatës së Posaçme ka mbërritur dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

I pari i Tiranës u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK i akuzuar për 4 vepra penale:

 -Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë;

- Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë;

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

-Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të --personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim

Gjithashtu SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për Ajola Xoxën, masë e cila u ekzekutua në orët e mbrëmjes (10 shkurt) kur ajo u kthye nga Roma ku dhe ndodhej prej ditësh.

Gjithashtu nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” janë vendosur dhe 4 biznesmenë te tjerë si të përfshirë në hetimet që po zhvillohen kundrejt Veliaj; Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha dhe Meriman Palushi. Ndërsa, në pranga dy ditë më parë ra dhe biznesmeni Elman Abule.

Prokuroria e Posaçme mori nën hetim dhe deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka si e përfshirë në hetimet që po zhvillohen kundrejt kryebashkiakut Erion Veliaj.

Klodilda Bushka akuzohet për konsumimin e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK ku pasqyroheshin të gjitha akuzat për Veliaj dhe personave të tjerë, u deklarua se ka të dhëna konkrete që Bushka ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat kanë interferuar në hetimet e SPAK.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese