Hapësire reklamuese

Politikë

Do të jetë sot në mesin e qytetarëve, Marjana Koçeku për protestën: Frymëzuese, nuk ka asnjë shenjë që do të ndalet

Shkruar nga Newsbomb
Do të jetë sot në mesin e qytetarëve, Marjana Koçeku
Deputetja Marjana Koçeku

Deputetja Marjana Koçeku, e cila pak javë më parë njoftoi largimin e saj nga Partia Socialiste, ka bërë me dije se këtë të shtunë do t'i bashkohet protestës kombëtare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se është rrugës për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në protestën e 49-të, e cila do të zhvillohet pasditen e sotme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Deputetja e cilësoi protestën si frymëzuese dhe u shpreh se nuk sheh asnjë shenjë që ajo do të ndalet.

Marjana Koçeku: Jam rrugës për në Tiranë, për t'iu bashkuar protestës, e cila sot është në ditën e saj të 49-të. Është frymëzuese të shohësh rezistencën e këtyre qytetarëve dhe të kësaj rinie gjatë gjithë këtyre ditëve në rrugët e vendit tonë. Dhe, siç duket, nuk ka asnjë shenjë që kjo protestë do të ndalet.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese