Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lezha dhe qarqet e jugut me rrezik të lartë për zjarre, temperaturat deri në 39°C

Shkruar nga Newsbomb
Lezha dhe qarqet e jugut me rrezik të lartë për zjarre,
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për zjarre

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Kukës pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug- Perëndim), qarku Dibër (Jug-Perëndim), qarku Korçë (Perëndim), qarku Vlorë (Veri-Perëndim) dhe qarku Kukës (Veri-Lindje).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. Përsa i përket situatës meteorologjike, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite priten reshje lokalisht të dobëta në qarkun e Kukësit, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.

Nesër nuk priten reshje, kurse temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23/ 35°C, në vendet e ulëta: 22 / 39°C dhe në vendet malore: 17 / 32°C.

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kurse për disa momente në zonat malore do te jetë deri e fortë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese