Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aktivistët futen mes pushuesve e turistëve në Shëngjin me thirrjet "Rama jepe dorëheqjen", lezhjanët u kthehen kundër: Ikni atje ku duhet, këtu jemi në rregull, nuk ua var kush

Shkruar nga Newsbomb
Aktivistët futen mes pushuesve e turistëve në Shëngjin me
Aktivistët në Shëngjin dhe disa nga komentet e qytetareve

Një grup i vogël aktivistësh për "Shqipërinë e re" që protestojnë në bulevardin qendror të Tiranës prej më shumë se 40 ditësh, kanë qenë pasditen e djeshme në shëtitoren dhe plazhin e Shëngjinit, duke përsëritur me megafon thirrjet "Rama jepe dorëheqjen".

Me pankarta, flamuj dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit përshkuan shëtitoren, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Aktivistët shpërndanë edhe fletëpalosje informuese dhe vendosën trakte në ambiente publike përgjatë shëtitores, mirëpo nuk kanë marrë përgjigjen e pritshme nga qytetarët, të cilët në një video të publikuar nga "Lezha Press", janë pothuajse të gjithë kundër.

Shëngjini është krenari e veriu të vendit dhe ashtu si çdo sezon, edhe këtë verë numëron me mijëra pushues e turistë vendas, shqiptarë të Kosovës dhe të tjerë nga Europa dhe bota. Falë menaxhimit të kujdesshëm dhe investimeve, ai është kthyer në destinacionin e preferuar.

Mirëpo, thirrjet me megafon dhe ngjitja e trakteve në ambientet publike nga aktivistët, madje dhe në shtatoren e At Zef Pllumit, ka ngjallur pakënaqësi tek qytetarët lezhjanë të cilët vlerësojnë menaxhimin e Shëngjinit dhe kërkojnë nga aktivistët e Tiranës që të qëndrojnë larg tyre.

"Ju jeni kundër zhvillimit të turizmit në Shëngjin? Çfarë borxhi ju kanë pushuesit nga Kosova ti bezdisni? Pastaj pse i thirrni në protestë? Ata janë turistë e kanë ardhë për tu qetësu jo për tu çmendë si ju. Po shtatoren e At Zef Pllumit pse e përdhosni me trakte? Turp", shkruan një qytetar.

"U lodhen kot se nuk jà vari ASKUSH", shkruan një tjetër.

Siç mund të dallohet qartësisht dhe në komentet publike në video, lezhjanët kërkojnë që aktivistët e ardhur nga Tirana në Shëngjin të protestojnë atje ku duhet, pra nën zyrën e Edi Ramës, dhe jo të futen mes pushuesve e turistëve duke u prishur qetësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese