Hapësire reklamuese

Aktualitet

I fusnin kontrabandë dhe nuk deklaronin shitjet, goditen 8 dyqane të veshjeve dhe aksesorëve luksozë në Tiranë! Policia merr nën hetim 8 administratorë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
I fusnin kontrabandë dhe nuk deklaronin shitjet, goditen 8 dyqane të
Një nga dyqan ku u konstatuan veshjet kontrandë

Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë në 8 dyqane në kryeqytet, ku tregtoheshin veshje, aksesorë dhe pajisje të markave luksoze, të cilat dyshohet se futeshin kontrabandë në vend.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar "Illegal Trade", u ushtruan kontrolle në 8 subjekte që ushtronin aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve të markave luksoze.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, 1 laptop, si dhe 11 çanta dhe veshje të markave luksoze, pa dokumentacion shoqërues që provonte origjinën dhe zhdoganimin e tyre.

Po ashtu, u konstatua se të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve nuk deklaroheshin pranë organeve tatimore. Ndërsa në një prej dyqaneve u zbulua se nuk lëshoheshin as kuponë tatimorë, ndaj u vendos edhe pezullimi i aktivitetit të subjektit.

Pas zbulimit të mallrave të dyshuara si kontrabandë, policia ka nisur procedimin penal ndaj 8 administratorëve të këtyre subjekteve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Illegal trade”.

Konstatohen 8 subjekte ku shiteshin pajisje, si dhe veshje dhe aksesorë të markave luksoze, të dyshuara të kontrabanduara.

Procedohen penalisht 9 administratorë/përfaqësues të subjekteve, të cilët nuk deklaronin të ardhurat.

Sekuestrohen pajisje elektronike dhe produkte të markave luksoze.

Si rezultat i verifikimeve të vazhdueshme dhe hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me qëllim goditjen e paligjshmërive në këtë fushë, u finalizua në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni i koduar “Illegal trade”, në kuadër të të cilit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u kryen kontrolle në 8 subjekte me aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve të markave luksoze.

Nga kontrollet në këto subjekte u sekuestruan: 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, 1 laptop, 11 çanta dhe veshje të markave luksoze, pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën dhe zhdoganimin. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se të ardhurat nga shitjet e tyre nuk deklaroheshin në organet tatimore, dhe se në njërin subjekt, shiteshin produkte, pa kuponë. Për këtë të fundit u mor masa e pezullimit të ushtrimit të aktivitetit.

Në përfundim të veprimeve proceduriale nisi procedimi penal për shtetasit Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B., administratorë ose përfaqësues të subjekteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese