Hapësire reklamuese

Politikë

Blendi Klosi u tregon socialistëve shifrat e fitores së PS, Asambleja bën bashkë Belinda Ballukun dhe Elisa Spiropalin

Shkruar nga Newsbomb
Blendi Klosi u tregon socialistëve shifrat e fitores së PS, Asambleja
Blendi Klosi u tregon socialistëve shifrat e fitores së PS

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur zyrtarisht punimet këtë të shtunë dhe Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi është duke shpalosur shifrat e rritjes dhe fitoreve të njëpasnjëshme të kësj force politike, në betejat elektorale ndër vite.

"Partia Socialiste është forca më e qëndrueshme në vend. Fitorja jonë ka një shtrirje të madhe kombëtare, me Fierin që del si qarku më i fortë, por edhe të tjerët japin mesazh domethënës për PS, forcën që organizon terrenin", u shpreh ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Blendi Klosi theksoi se pavarësisht jugut si bastion historik i socialistëve apo qarqe të tjera që kanë votuar historikisht majtas, Tirana është lider për numrin e votave që dërgon në thesin e PS.

Teksa Sekretari bën prezantimin e shifrave për të gjithë anëtarët e Asamblesë Socialiste që kanë mbushur sallën, kamerat kanë fokusuar në disa momente Elisa Spiropalin dhe Belinda Ballukun, dy ndër gratë më të komentuara të PS.

E para ka shfaqur kohët e fundit pakënaqësi ndaj vendimit të Edi Ramës për ta shkarkuar si Ministre e Jashtme, duke mos shkuar as në mbledhje të rëndësishme të grupit të PS, ndërsa e dyta, është shkarkuar nga detyrat e larta në kabinet pas akuzave të SPAK.

Blendi Klosi u tregon socialistëve shifrat e fitores së PS, Asambleja
Asambleja bën bashkë Elisa Spiropalin dhe Belinda Ballukun

Punimet e Asamblesë Kombëtare mbahen në qytetin bregdetar të Durrësit, ku siç bëhet me dije, pjesa e parë është me dyer të hapura pasi do të bëhet një prezantim i situatës aktuale, dhe më pas diskutimet analitike do të vazhdojnë me dyer të mbyllura.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese