Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bastisja e shtëpisë dhe sekuestrimi i celularit të Ajolës, Erion Veliaj nxjerr FOTO nga Gjermania

Shkruar nga Newsbomb
Bastisja e shtëpisë dhe sekuestrimi i celularit të Ajolës,
Ilustrim: SPAK dhe postimi i Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë pak momente më parë dy fotografi nga vizita zyrtare në Gjermani, ku është takuar me kryebashkiakun e parë të Hamburgut, Peter Tschentscher. Ai zbulon dhe se çfarë kanë biseduar.

Referuar njoftimit të shkurtër në Facebook, Veliaj dhe Tschentscher kanë diskutuar për bashkëpunime të reja në turizëm, por edhe për titullin Kryeqyteti Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut, që Tirana do të mbajë vitin tjetër.

Bastisja e shtëpisë dhe sekuestrimi i celularit të Ajolës,
Postimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ne Fcaebook

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me kontrollet e zhvilluara që prej mëngjesit të kësaj të premte në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një reagimi zyrtar, SPAK bën me dije se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.  Në pamundësi për të dhënë më tepër detaje lidhur me hetimet, SPAK ka kërkuar mirëkuptimin e mediave.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në reagimin e SPAK.

Mëngjesin e kësaj të premte, rreth orës 08:00 agjentët e BKH-së shkuan në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj ku dhe sekuestruan telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Pas kontrolleve në shtëpi, agjentët e BKH-së të shoqëruar nga Ajola Xoxa u zhvendosën në ambientet e galerisë “Harabel”, ku kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura lidhur me pasurinë e Veliaj dhe familjarëve të tij.

Kontrolle janë kryer dhe në banesën e vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliaj, teksa pritet që agjentët të shkojnë dhe në bashki.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese