Hapësire reklamuese


Politikë

Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Koçiun për skandalin tek Onkologjiku: Ka pasur denoncime, zero veprime

Shkruar nga Newsbomb

Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Koçiun për

Gazment Bardhi ka ndarë detaje lidhur me diskutimet brenda mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. 

Në një deklaratë për mediat tha se në fokus ishte skandali te Onkologjik. Bardhi tdeklaroi se është kërkuar një interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë Koçiu.

"Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Në qendër të diskutimeve skandali i Onkologjikut. Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi.

Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për që që ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi. Ministri ka pasur në dorë raportet e KLSH, ku nuk është marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime nga opozita dhe gazetarë e ka pasur zero veprime nga MSH. Pasi vepron prokuroria nuk mund të veprosh me fjalinë kemi pushuar mjekët," tha Bardhi. 

Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka folur sërish në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut, të publikuar ditën e djeshme në media. 

Disa mjekë dhe punonjës të stafit të Shërbimit Onkologjik në QSUNT, përdornin skema mashtrimi për të dërguar pacientët me kancer që të vazhdonin kurimin në klinikat private të tyre duke përfituar shuma të mëdha monetare në këmbim të shpresës për jetën.

Në një prononcim për media të dhënë ditën e sotme, Koçiu shprehet se ministria ka nisur një hetim të brendshëm krahas atij të prokurorisë, ndërsa kërkon që kjo e fundit të zbardhë rrethanat e plota të kësaj ngjarje të turpshme të ndodhur në institucionet publike të Shëndetësisë dhe të vendosë para drejtësisë përgjegjësit kryesorë të tij.

Sipas ministres, procedimi dhe hetimi administrativ që pritet të nisë është në bashkëpunim me strukturat e brendshme të auditit dhe të korrupsionit. Ai do të jetë një hetim që do të trajtojë shumë aspekte mbi çështjet e organizmit dhe punës në këtë shërbim.

Gjithashtu, Koçiu shton se është e papranueshme dhe e patolerueshme që bluzat e bardha të trajtojnë jetën e njerëzve si një mall në tregun e shumicës.

“Situata e djeshme në spitalin Onkologjik solli trazim. Dua ta theksoj dhe një herë për publikun që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik dhe kujtdo që i shkon mendja për të kryer veprime te tilla të turpshme që nuk i përkasin figurës së mjekut dhe inferimierit.

Ne kemi nisur një hetim, krahas atij që ka nisur Prokuroria të cilën e inkurajoj t’i shkojë deri në fund dhe të dënojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut.

Procedimi dhe hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku me strukturat e brendshme të auditit dhe të korrupsionit do të jetë një hetim që do të trajtojë shumë aspekte çështjet e organizmit dhe punës në këtë shërbim. Është e papranueshme dhe e patolerushme që mjeku të trajtojë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës”,- u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese