Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Agron Duka në protestën e Opozitës: Ju tregoj dy arsyet pse jam sot këtu

Shkruar nga Newsbomb
Agron Duka në protestën e Opozitës: Ju tregoj dy arsyet pse jam
Agron Duka

Agron Duka ka mbajtur fjalën e tij në protestën e Opozitës që po zhvillohet para kryeministrisë. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste tregoi arsyet se pse është I pranishëm në bulevard. Në fjalën e tij para qytetarëve, Duka u shpreh:

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje të gjithëve. Unë jam pjesë e PAA-së. Sot kam dalë të protestoj kundër qeverisë Rama. Gjithëkush ka arsyet e veta. Unë dua të referoj dy prej tyre, kjo mazhorancë ka dalë nga binarët e ligjit. Ata dhurojnë toka në bregdet për të bërë rezorte. Ata ia vënë çmimin rrugës sa të duan. U marrin shtëpitë qytetarëve duke i kompensuar me një çmim qesharak. Ligji për ta nuk është një pengesë. Arsyeja e dytë se kanë humbur çdo sens për të qeverisur.

SHELL u largua nga Shqipëria pasi operacioni për nxjerrjen e naftës dështoi. E mbani mend se sa herë kanë dalë në konferencë duke treguar se sa miliona kanë shpenzuar? E mbani mend se sa herë na rritën pensionet e kësaj nafte? A duhet të kenë moral ata dhe të thonë që ajo punë s’u bë? Edhe një kryeplak duhet të jepte dorëheqjen.

E dëgjoj shpesh shprehjen, ja protestuat, por çfarë u zgjidh. A është më mirë të qëndrojmë në heshtje apo në pritje? Kush do ta shfrytëzojë këtë situatë? Tani do të hyjmë në rrugë të mbarë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Më besoni se unë nuk besoj më as karrigen e deputetit dhe as të kryeministrit. Dua që në këtë vend të punohet me dinjitet”, tha ai.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese