Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

82 mandatet e socialistëve nuk “thyhen”! Partia Demokratike “shtrëngon fort” Shkodrën, Lezhën dhe Kukësin! Shifrat në 7 qarqet ku ka përfunduar numërimi

Shkruar nga Newsbomb
82 mandatet e socialistëve nuk “thyhen”! Partia Demokratike
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 7 qarqet të vendit, ndërkohë që është duke vijuar numërimi edhe në 5 qarqe të tjera.

Nga të dhënat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se Partia Socialistë është duke udhëhequr fuqishëm këtë garë me 57.65% të votave, ndërsa Partia Demokratike me 30.47% të votave.

Përkthyer në mandate socialistët deri më tani kanë arritur të mbajnë “fort” 82 mandate, ndërkohë që demokratët kanë shkuar deri në 52 mandate.

Rezultatet:

Berat- PS fiton me 57.64 % te votave, PD merr 30.47 % të votave.

Përkthyer në mandate PS merr 5 mandate, PD merr 2 dhe fut në Parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur.

Dibër-PS fiton me 56.19 % të votave, PD merr 38.09 % të votave.

Përkthyer në mandate PS merr 3 mandate, PD merr 2 dhe fut në Parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur.

Elbasan-PS fiton me 60.48 % të votave, PD merr 29.49 % të votave.

Përkthyer në mandate,  PS merr 10 mandate, PD merr 4 dhe fut në Parlament 4 nga kandidatët e listës së mbyllur.

Korçë -PS fiton me 54.33 % të votave, ndërsa PD ka marrë 34.57 % të votave.

Përkthyer në mandate, PS merr 6 mandate, ndërsa PD 4.

Kukës- PD fiton me 52.95 % të votave, ndërsa PS ka marrë 30.68 %.

Përkthyer në mandate,  PS merr 1 mandat, PD 2.

Lezhë- PD fiton me 45.13 % të votave, PS merr 42.23 %.

Përkthyer në mandate, PD merr 4 mandate, PS 3.

Vlorë-PS fiton me 58.72 % të votave, ndërsa PD merr 26.62 % të votave.

Përkthyer në mandate PS merr 8 mandate, PD merr 4 dhe fut në Parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur.

Ndërkohë që procesi i numërimit po vijon në qarkun e Durrësit ku Partia Socialsitë është duke triumfuar me 52.04 %të votave, ndërsa PD ka marrë 39.57 % të votave.

Edhe në qarkun e Fierit socialistët janë duke korrur një fitore spektakolare, ku deri më tani PS ka marrë 62.69 % të votave, ndërsa PD  25.81 % të votave.

Gjirokastër ka mbetur për tu numëruar vetëm një kuti, ku PS deri tani ka marrë 62.23 % të votave, ndërsa PD 29.51 % të votave. Shkodër kanë mbetur për tu numëruar edhe dy kuti, ku aktualisht kryeson PD me 40.01 %, ndërsa PD ka marrë 37.64 % të votave. Tiranë janë numëruar 1121 kuti nga 1282. Deri tani PS kryeson me 47.62 % të votave, ndërsa PD me 35.35 % të votave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese