
20 kuti votimi kanë mbetur për tu numëruar. Partia Socialiste me në krye Edi Ramën ka siguruar mandatin e katërt qeverisës duke marrë deri tani 731,972 vota ndërsa Partia Demokratike ka marrë 480,830 vota.
Në vend të dytë qëndron Nisma Shqipëria Bëhet me 49,311 vota, PSD e Tom Doshit me 47,397 vota ndërsa Partia Mundësia ka marrë 42,947 vota.
Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate dhe "Nisma Shqipëria Bëhet" 1 mandat.
Fitorja e Partisë Socialiste është e thellë ndërsa Partia Demokratike ka dalë me një rezultat zhgënjyes krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
PD ka 13 mandate më pak se katër vite më parë kur kishin 63 mandate (59 PD dhe 3 LSI).
