Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Po qëndrojnë në Qytet Studenti, të rinjtë nga Kabuli: Në Shqipëri është shumë mirë, për pak ditë do ikim

Lajme të ngjashëm

275 shtetas afganë kanë ardhur në Shqipëri në dy operacione evakuimi. Grupi i parë prej 121 personash erdhi dje, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm erdhën dhe dy avionë të tjerë me në total 154 civilë.

Mes tyre ka gazetarë, studentë, përkthyer që kanë ndihmuar ushtarët e NATO-s dhe SHBA dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Disa të rinj janë pyetur sot nga gazetarët në Qytet Studenti. Ata kanë thënë se ishin studentë dhe kushtet në Shqipëri janë të mira, kurse në Kabul situata është keq. Ndërkohë, një person tjetër thotë se është gazetar dhe pas pak ditësh do të largohen nga Shqipëria.

“Jam mire. Situata në Kabul është shumë  e keqe. Jam gazetar, njësoj si ju, është mirë këtu. Është dita ime e parë këtu dhe për koleget e mi, plani ynë është të rrime këtu për disa ditë dhe me pas do shkojmë në vende të tjera”, shprehet një prej tyre.

“Situata është e keqe, por shpresoj te behet me mire. Ne jemi studentë, talebanët janë të rrezikshëm.”

Më shumë