Hapësire reklamuese

Politikë

PD reagon për avionin që u rrëzua në Kelmend: Piloti, pasagjeri dhe "malli" u larguan me fuoristradë!

Shkruar nga Newsbomb
PD reagon për avionin që u rrëzua në Kelmend:  Piloti,

Partia Demokratike reagon për ngjarjen e ndodhur parditen e sotme në Malsinë e Madhe, ku u rrëzua një avion piper, në zonën e Kelmendit. Deputeti i kësaj force politike, Xhelal Mziu thotë se në avion ka pasur "mall" por ai është larguar që aty.

"Rrëzohet avioni "Mushkonjë" në Kelmend. Piloti, pasagjeri dhe "malli", e avionit të rrëzuar largohen me Fuoristradë! Pas uljes së detyruar, piloti ka tentuar të fluturojë sërish, por nuk ja ka dalë. Disa banorë të zonës kanë tentuar ti afrohen, por nuk janë lejuar nga dy personat e avionit.

Aty ka mbërritur një mjet tip “Fuoristradë”, që i ka marrë dy personat dhe janë larguar. Akoma nuk dihet ende se ku ndodhen dy personat që ndodheshin në avion.  Avionet "mushkonja" vazhdojnë punën e tyre normalisht…", shkruan deputeti i PD Xhelal Mziu.

Jozyrtarisht sot është bërë me dije se avioni i vogël tip “piper” ka bërë ulje të detyrueshme pasi ka pasur një defekt. Avioni është ulur fillmisht, më pas ka tentuar të ngrihet por nuk ka arritur, pasi është përplasur me disa pisha dhe është ulur serish.

Mirëpo ajo që e bën mister këtë ngjarje është se pas incidentit, një makinë tip fuoristradë e bardhë ka ardhur dhe ka marrë 2 persona që gjendeshin në avionin privat, pilotin dhe pasagjerin të cilët sipas personave që ndodhen në vendngjarje flisnin shqip.

Ndërkohë, nga Policia ka vetëm një njoftim paraprak " Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll