Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operacioni i koduar “SHPIRTI”, dalin PAMJET: Policia dhe Antimafia arrestojnë 38 persona në Tiranë dhe Itali, koordinohej nga Eurojust në Holandë

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni i koduar “SHPIRTI”, dalin PAMJET: Policia dhe Antimafia

Një operacion i madh që lidhet me luftën kundër drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave është koordinuar nga sektori i Antimafias në Itali dhe është shtrisë në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria, shkruan newsbomb.al. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, operacioni është koduar në shqip, “Shpirti”.

38 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokurori i Antimafias në Itali dhe kreu i SPAK Arben Kraja në Shqipëri jaën ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pritet që në orën 10.30, zyrtarët më të lartë të dalin në një konferencë.

Në të, o të marrë pjesë nga Prokurori Kombëtar i Antimafias Federico Cafiero De Raho, Prokurori Special i Anti-Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës, Arben Kraja, Filippo Spiezia i Eurojust, prokurori i përkohshëm i Barit Roberto Rossi dhe Giuseppe Gatti i Drejtorisë Kombëtare Anti-Mafia, si dhe Drejtori i Dia Maurizio Vallone dhe Drejtori i Policisë Shqiptare Ardi Veliu.

Operacioni është koordinuar nag selia e Eurojust në Hagë, Holandë. Gjithashtu, bëhet me dije se autoritetet e drejtësisë kanë lëshuar disa urdhra për sekuestrimin e miliona eurove që janë investuar nga të arrestuarit në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Gjatë hetimeve, që kanë nisur në vitet 2018 dhe 2020 mbi trafikun e drogës nga Shqipëria në Pulia, fenomenet e korrupsionit u rindërtuan, gjithashtu falë deklaratave nga katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, u zbulua abuzimi me detyrën dhe rindërtimi i gjithë “zinxhirit të furnizimit” të drogës: nga kultivimi te prodhimi, grumbullimi, magazinimi dhe dërgimi në brigjet e Pulias në bordin e gomoneve.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, arrestimet janë kryer për disa episode që kanë të bëjnë me trafikun e drogës nga brigjet shqiptare, drejt Pulias në Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu