Një operacion i madh që lidhet me luftën kundër drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave është koordinuar nga sektori i Antimafias në Itali dhe është shtrisë në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria.
Burimet bëjne me dije se autoritetet italiane dhe ato të shteteve të përfshira në operacion, kanë lëshuar plot 38 urdhër-arreste për disa persona në Shqipëri, Malin e Zi, në Itali dhe në Spanjë. Kreu i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho dhe kreu i SPAK Arben Kraja, do të japin sot në orën 10.30 një konferencë për mediat në lidhje me këtë operacion.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura në vazhdim. Siç shihet dhe nga foto e mëposhtme, efektivët e Antimafias kanë zbarkuar dhe vetë në Tiranë dhe bashkë me kolegët e tyre të “Shqiponjave” dhe sektorëve të tjerë, kanë kryer arrestimet në kuadër të këtij operacioni.

Gjithashhtu, bëhet me dije se autoritetet e drejtësisë kanë lëshuar disa urdhra për sekuestrimin e miliona eurove që janë investuar nga të arrestuarit në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Gjatë hetimeve, që kanë nisur në vitet 2018 dhe 2020 mbi trafikun e drogës nga Shqipëria në Pulia, fenomenet e korrupsionit u rindërtuan, gjithashtu falë deklaratave nga katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, u zbulua abuzimi me detyrën dhe rindërtimi i gjithë "zinxhirit të furnizimit" të drogës: nga kultivimi te prodhimi, grumbullimi, magazinimi dhe dërgimi në brigjet e Pulias në bordin e gomoneve.
Arrestimet po kryhen me ndihmën ndërkombëtare të Zyrës Ndërlidhëse të Interforces në Tiranë dhe Policisë Shqiptare, si pjesë e një Ekipi të Përbashkët Hetimi, shkruajnë mediat italiane.
Më shumë detaje mbi operacionin do të jepen gjatë një konference për shtyp që do të mbahet online në orën 10.30, ku do të marrë pjesë nga Prokurori Kombëtar i Antimafias Federico Cafiero De Raho, Prokurori Special i Anti-Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës, Arben Kraja, Filippo Spiezia i Eurojust, prokurori i përkohshëm i Barit Roberto Rossi dhe Giuseppe Gatti i Drejtorisë Kombëtare Anti-Mafia, si dhe Drejtori i Dia Maurizio Vallone dhe Drejtori i Policisë Shqiptare Ardi Veliu.
