
Ka nisur shpërndarja e bazës materiale nëpër qendrat e votimit në disa qytete të vendit.
Shpërndarja e bazave materiale në qytetin e Fierit, ka nisur të shpërndahet në orën 10:00 të kësaj paradite.
Sipas kreut të KZAZ nr 58 në Fier, Nikollaq Neco, procesi i shpërndarjes së bazës materiale nuk ka pasur probleme
Ndërkohë, materialet zgjedhore në Kukës janë shpërndarë përmes mjeteve të transportit të ushtrisë në shoqërinë e masave të sigurisë. Pritet që shpërndarja e materialeve të nisë edhe në Has e Tropojë.
Edhe KZAZ 54 dhe 55 në Lushnje kanë nisur shpërndarjen materialeve zgjedhore në Lushje. Procesi ka qenë i qetë ndërsa forcat e policisë janë kujdesur për sigurinë e tij.
Sakaq, edhe qyteti i Elbasanit ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit. Më konkretisht, vetëm në qytetin e Elbasanit janë angazhuar 248 efektivë.
