Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

24-vjeçari turk humbet gjurmët në mënyrë misterioze në Tiranë, është zhdukur që në fundjavë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga Newsbomb
24-vjeçari turk humbet gjurmët në mënyrë misterioze
Turku i ri, Dogukan foto e publikuar nga JOQ

Prej dy ditësh një shtetas turk, i cili kishte ardhur duke vizituar Tiranën, ka humbur kontaktin me të afërmit e tij.

Për rrjedhojë, një mike e tij kërkon ndihëm e shqiptarëve për lokalizimin e 24-vjeçarit.

Sipas saj, i riu quhet Doğukan e ai është zhdukur që prej ditës së diel. Në një reagim të bërë për JOQ Albania, ajo bën me dije se kanë qenë duke jetuar së bashku në një banesë në rrugën "Demir Zyko" në Tiranë.

Fillimisht, e reja ka menduar se 24-vjeçari mund të ishte larguar për të takuar dikë, mirëpo shqetësimi i saj është rritur më shumë pasi prej dy ditësh nuk ka marrë asnjë telefonatë nga ai.

Po ashtu, bëhet me dije se telefoni i të riut rezulton i fikur, ndërsa në banesë ka lënë pasaportën. Sipas saj, ai është larguar duke marrë vetëm një shumë të vogël parash.

E reja konfirmon se ka shkuar për të denoncuar zhdukjen e mikut të saj në komisariat për të kallëzuar rastin, por ka hasur vështirësi për shkak të mungesës së një përkthyesi të certifikuar, pasi ajo dhe miku i saj nuk kuptojnë apo flasin shqip.

Më tej, ajo është shprehur se 24-vjeçari së fundmi kishte shfaqur shenja ankthi.

Ndaj lutet që kushdo që mund ta ketë parë të riun, ose ka ndonjë informacion rreth tij, të kontaktojë direkt me JOQ Albania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese