Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Të kesh dy b*thë, një ta mbash një ta çash!” Rama “kapet” sërish me influencerat: Shfaqen nëpër instagram dhe pastaj hedhin pijen e reklamës në tokë

Shkruar nga Newsbomb
“Të kesh dy b*thë, një ta mbash një ta
Edi Rama

Është duke u zhvilluar në Fier aktiviteti i 35 vjetorit të Partisë Socialiste, ndërkohë që ka mbajtur fjalën e tij kryeministri Edi Rama. Mes të tjerash Rama ka folur përsëri për çështjen e Zvërnecit dhe ka ironizuar sërish blogeret dhe influencerat që kanë marrë pjesë në protesta.

“Nuk po them që nuk kemi probleme, do kemi gjithmonë probleme, do kemi për sa kohë që ka njerëz që në emër të biodiversitëtit venë edhe i parkojnë makinat aty në rënë dhe protestojnë për flamingot. Ne do kemi probleme patjetër për sa kohë do kemi njerëz që nga një anë shfaqen nëpër instagrame, me lloj lloj kremërash se parfumet nuk ua ndjen erën kur dalin në Instagram, me lloj lloj rrobash, me lloj lloj sfondesh. 

Jam në Toskana ju përshëndes nga Parisi, o sa e bukur Vjena edhe mbrapa Mozarti që këndon dhe këtu në Shqipëri e pijnë atë pijen që kanë marrë për reklamë edhe pastaj e hedhin, si mos kemi probleme hë mo se Shqipëri hesapi, duam flamingot, do flamingot? Po je e sigurtë që të duan flamingot ty? S’kanë gojë, kam gojë unë edhe për ata. Kjo është kur thoshte miku im i ndjeri Bujar Lako të kesh dy b*thë një ta mbash e një ta çash”, është shprehur kryeministri ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese