Referendumi për të votuar pro ose kundër investimit në Zvërnec ka qenë një ide e cila po qarkullon shumë ditët e fundit, sipas Kreshnik Spahiut.
Juristi është shprehur se kjo ide “bashkon” në të njëjtën ditë votimin për zgjedhjen e qeverisë dhe për investimin, brenda verës.
“Një nga idetë që po qarkullon këto ditë është që diku nga fundi i korrikut ose mesi i gushtit të realizohen zgjedhjet parlamentare dhe referendumi në të njëjtën ditë ku populli të votojë për partinë që dëshiron në pushtet dhe nga ana tjetër, për të vendosur për projektin e Zvërnecit”, tha Spahiu në Report Tv.
Teksa më tej shtoi se: “Meqë diskutohet që gjithë populli kërkon Paketa e Maleve, Zvërneci etj, bëhet një listë kërkesash, janë pro apo kundër projektit Ivanka Trump në Zvërnec. Të dyja palët duhet të jenë të përgatitura për rezultate”
