Paraditen e kësaj të marte, mijëra maturantë u testuan në gjuhën shqipe, e si zakonisht teza bëri xhiron e rrjetit vetëm pak minuta pasi u shpërndanë në tavoliat e nxënësve.
Publikimi i tezës në rrjet u bë nga faqja e njohur e studentëve ‘’Studentët Denoncojnë’’, e cila menjëherë sapo shpërndau provimin në rrjet u bë pasive.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, faqja e Instagramit e studentëve rezulton e bllokuar që mesditën e sotme, raporton newsbomb.al
Bllokimi i faqes së studentëve dyshohet të ketë ndodhur si pasojë shpërndarjes së tezave të maturës, por jo vetëm.
Ditën e djeshme, pak orë para se të shpërndanin provimin e gjuhës shqipe, çka shkaktoi dhe bllokimin e faqes, ‘’Studentët Denoncojnë’’ denoncuan publikisht se disa persona po tentojnë t’ua bllokojnë faqen, për shkak të protestës që po mbahet në Tiranë prej datës 1 qershor.
Ndërkohë, nga një hulumtim i shpejtë i bërë nga newsbomb.al, faqja e tyre zyrtare e Facebook-ut konkludon aktive. Postimi më i fundit është bërë dje në orën 8 të darkës.

