Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Linda Rama nga Prishtina: Gruan kosovare e kisha identifikuar me figurën e Shote GALICËS dhe emblematikes Nexhmije PAGARUSHA (GLOBAL WOMAN)

Shkruar nga Newsbomb

Konferenca ndërkombëtare Global Woman hapi siparin sot në Kosovë në mjediset e hotel Swiss Diamond në qendër të Prishtinës, ku intelektuale nga Kosova dhe drejtoret e Global Woman në botë, nën iniciativën e Mirela Sulës, do të qëndrojnë dy ditë.

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është ndër ftueset e grave dhe vajzave që marrin pjesë në konferencë.

Eshtë bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama, që po flet në panelin e paradites në këtë event të rëndësishëm të grave dhe vajzave dhe tha se e kishte pranuar me shumë kënaqësi ftesën e Anitës për të folur në këtë konferencë.

Duke folur për gruan kosovare, Linda Rama tha se në rininë e saj, por edhe me sot, imazhin e gruas kosovare e kishte të lidhur me figurën e grave të fuqishme për të cilat kishte dëgjuar.

“Mua, përfytyrimi im për gruan kosovare e lidhte shumë me Shote Galicën dhe legjendën e saj dhe me figuren emblematike të Nexhmije Pagarushës. E para, më vinte nga historia përmes një fotoje bardhezi, jam e bindur që të gjithë e njohin atë imazh, në këmbë pranë burrit të saj me sytë e drejtuar nga aparati” tha Linda Rama në konferencë.

E ndërkohë e lidhi edhe me realitetin e 20 viteve më parë, kur Shqipëria vuante krizën e 1998 dhe mandej 1998 dhe lajmet  e pazakonta vinin nga Kosova.

Fjalimi I zonjës Rama u ndal te dhuna e represioni serb mbi gratë e vajzat e Kosovës dhe mundësinë për të bërë më shumë për to.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese