Këngëtari i njohur i skenës muzikore shqiptare, Kozma Dushi ka deklaruar gjatë natës gjysmëfinale se në 1987-ën ishte Nexhmije Hoxha ajo që kishte ndërhyrë për t’i hequr atij çmimin e parë .
I pyetur fillimisht nga moderatori Pandi Laço, këngëtari ka konfirmuar se kjo ngjarje ishte vërtetë.
“Po, ishte ndërhyrja e Nexhmije Hoxhës që bëri të ndërroheshin vendet. Motra Libohova në vend të parë, unë në vendin e dytë dhe Luan Zhegu në të tretin”, deklaroi Dushi.
Kozma Dushi ka arritur të sigurojë një vend në finalen e Festivalit të 54 të Këngës në RTSH.
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=orO1teQIUuM[/embed]
Sondazh
Poll
