Kolegji Zgjedhor vendosi ditën e sotme për rinumërimin e 18 kutive me fletët e votimit për Bashkinë e Kuçovës.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, fitues në këtë bashki rezultoi kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari, me 49.79% të votave.
Ndërsa kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi arriti të siguronte 44.88% të votave. Ilirjan Koxhaj nga Partia Demokratike, mori vetëm 5.33% të votave.
Sondazh
Poll
