Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Investigimi i Revistës NEWSBOMB: Fukarenj në Tiranë, miliarderë në Kosovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

INVESTIGIMI – Implikimi i Genc Pollos dhe motrës së tij, në një skemë prej 16 milionë eurosh që përfshin Qipron, Kosovën, Shqipërinë dhe Azerbajxhanin. Në letra dhe emri i ish-drejtorit të Qendrës Kombëtare të Biznesit në Tiranë.

Nga NewsBomb

Albert Xhani, një biznesmen shqiptar në dukje i falimentuar së bashku me ish-ministrin dhe ish-deputetin e PD-së Genc Pollo dhe familjarë të tij, rezultojnë të përfshirë në një skemë të dyshimtë financiare që përfshin disa kompani të regjistruara në Qipro, Shqipëri, Kosovë dhe Azerbajxhan, me një kapital të deklaruar prej afro 16 milionë eurosh.

Në nëtor të vitit 2020, Albert Xhani shkon në Kosovë dhe regjistron firmën “BT Petrol” me kapital të nënshkruar prej 10 milionë euro.

Regjistrimi i kësaj firme në Prishtinë, u krye nëpërmjet një metode të kamufluar për të futur në lojë një kompani qipriote. 

Po e shpjegojmë në mënyrë elementare.

Albert Xhani rezulton përfaqësues në Tiranë i firmës “Bunker Albania sha”, ndërsa firma “Bunker Albania sha” rezulton 100% në pronësi të firmës qipriote “Asnek Financial Corporation”. Kjo e fundit duke qenë se është e regjistruar në Qipro, një zonë offshore, i ka pronarët anonimë.

Pikërisht nëpërmjet firmës “Bunker Albania” u fut në tregun e Kosovës Albert Xhani, duke themeluar kompaninë kosovare “BT Petrol” (90%) me kapital 10 milionë euro. Por indirekt firma kosovare ishte në pronësi të kompanisë qipriote “Asnek Financial” nëpërmjet kamuflimit të bërë në Tiranë.

1 7

Kompania 2

Dy muaj më vonë, në shkurt 2021, Albert Xhani shkon sërish në Kosovë dhe regjistron një tjetër kompani, të quajtur “Hazelnut Kosova”. Me kapital prej 4.4 milionë euro. Pjesën dërrmuese të kuotave (88%) të kësaj kompanie në Kosovë, e kontrollonte një kompani shqiptare e quajtur “Hazelnut Albania”.

Nga shqyrtimi i regjistrit tregtar në Tiranë i kompanisë “Hazelnut Albania”, rezulton se kjo kompani kontrollohet nga dy ortakë me pjesë të barabarta, nga shtetasja Kleida Xhani (e bija e Albert Xhanit) dhe Anila Priftanji. Kjo e fundit është dhe motra e ish-ministrit dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike Genc Pollo.

Kompania 3

Një muaj më pas, në mars 2021, Albert Xhani shkon sërish në Kosovë për të regjistruar kompaninë e tij të tretë, një biznes arsimor i quajtur “New York University”. Kësaj here Xhani duhet të ketë udhëtuar drejt Kosovës së bashku me ish-deputetin dhe ministrin Genc Pollo, pasi ky i fundit rezulton ortak me Xhanin në biznesin universitar.

“New York University” i Kosovës, u themelua me kapital prej 2.5 milionë eurosh. Albert Xhani mbante 80% të aksioneve të këtij biznesi në emrin e tij, ndërsa Genc Pollo mban të nënshkruara 14% të aksioneve, që korrespondojnë me 350 mijë euro vlerë aksionesh të nënshkruara.

Hera e fundit kur deputeti Genc Pollo ka plotësuar deklaratën e pasurisë ishte viti 2017. Nga shqyrtimi i të dhënave në këtë deklaratë rezulton se Genc Pollo nuk ka poseduar as ndonjë asset dhe as ndonjë gjendje të ardhurash në shumën prej afro 350 mijë eurosh.

4 5

Kompania 4

Nga një vëzhgim në Qendrën kombëtare të Biznesit në Tiranë, del një tjetër detaj interesant. Ndërmjet familjes Xhani dhe motrës së Genc Pollos ka një tjetër ortakëri, ata ndajnë aksionet dhe interesat në një tjetër kompani të quajtur “Tripoli General Constuction”, ndonëse kjo kompani është e shkëputur nga skema e Kosovës.

Mirëpo në këtë kompani ka diçka interesante, pasi rezulton se pjesë e kësaj kompanie ka qenë dhe ish-drejtori i Qendrës Kombëtare të Biznesit, zoti Tommy Kola. Implikimi i këtij të fundit, sugjeron se kjo kompani i ka patur “krahët e ngrohta” dhe ka patur mbrojtje nga vet drejtori i QKR-së në vitet 2008-2014.

5 4

 Nga një kërkim në regjistrat ndërkombëtarë, rezulton që kompania në fjalë të ketë hapur dhe një filial të sajin në Azerbajxhan, por “NewsBomb” nuk ka mundur dot të sigurojë të dhëna të tjera mbi llojin e aktivitetit që kjo kompani ka kryer në Azerbajxhan.

Një thellim mbi rrjetën e kompanive

Zoti Genc Pollo injoroi interesimin mediatik të bërë disa kohë më parë mbi këtë çështje. Ai nuk ju përgjigj disa pyetjeve që ju adresuan.

Nga ana tjetër NewsBomb, kontaktoi një ekspert të inteligjencës financiare në Tiranë për të komentuar të dhënat e gjetura mbi kompanitë dhe personazhet e lidhura me to.

Eksperti i inteligjencës financiare preferoi të mos identifikohej publikisht, ndërsa dha mendimin e tij në lidhje me skemën që ju prezantua.

6 2

Sipas ekspertit të kontaktuar nga NewsBomb, skema e tre kompanive të regjistruara në Kosovë me kapital total prej afro 16 milionë eurosh, jep indicie për një operacion të injektimit të parave të padeklaruara nga Qipro drejt Kosovës.

Komentoi eksperti:

Është me rëndësi fakti që kompania e parë e ndërtuar në Kosovë (BT Petrol), e ka në fakt origjinën në Qipro. Duket se kompania BT Petrol e Kosovës është krijuar për të injektuar nga Qiproja kapitalin prej 10 milionë eurosh. Ndërsa dy kompanitë e tjera të Kosovës, mund të jenë krijuar për ta diversifikuar këtë kapital brenda Kosovës, pra ekziston terreni që të jetë planifikuar nxjerrja nga zona offshore e Qipros e 10 milionë eurove, që më pas do të shpërndaheshin në 3 kompani të ndryshme, ndonëse totali i kapitalit në letra i këtyre kompanive është i deklaruar 16 milionë euro”

Më tej eksperti tha se Ligji Financiar i Kosovës i lejon kompanitë të nënshkruajnë një kapital sipas dëshirës së tyre në letra deri në dy vite.

“Pas dy vitesh ti ose duhet të kesh krijuar këtë kapital me asete ose llogari bankare, ose je i detyruar të mbyllësh kompaninë. Është e nevojshme të verifikohet në Kosovë se çfarë kapitali kanë krijuar atje në asete ose në banka. Por edhe sikur asnjë qindarkë të mos kenë transferuar deri në këtë moment në Kosovë, fakti që origjina e deklaruar e parave është Qipro, krijon dyshime të bazuara se kanë synuar një skemë pastrimi dhe injektimi të ardhurave prej të paktën 10 milionë eurosh nga Qipro. Fakti që kanë deklaruar si origjinën e kapitalit të tyre një zonë offshore si Qipro, ku zakonisht politikanët apo individë të ndryshëm fshehin të ardhurat, është evidencë e mjaftueshme që të nisë një hetim në tre shtete”,- deklaroi eksperti i inteligjencës financiare për NewsBomb.

Ky është rasti i parë ku një ish-ministër dhe politikan i lartë shqiptar, rezulton i implikuar së bashku me familjarët e vet në një skemë të dyshuar pastrimi parash që përfshin Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa origjina e kapitalit dyshohet se buron nga Qipro.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img